by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ende nuk e ka uruar publikisht bashkëpartiakun Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit. As në Facebook, e as “x”, Kurti ende nuk ka ndonjë postim rreth zgjedhjes së Bashës, shkruan KFVA.
Për dallim prej tij, Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një deklaratë dje, ku i ka uruar suksese në detyrën e re.
“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.
Basha u zgjodh Kryeparlamentar me votat e PDK’së. Pro tij votuan 73 deputetë, 30 kundër dhe 8 abstenuan.
Kurti edhe gjatë seancës mezi duartrokiti për zgjedhjen e Bashës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë, shkruan KFVA. Apeli i MPJD’së vjen pas arrestimeve të fundit nga autoritetet serbe. Dje është arrestuar edhe një qytetar i Kosovës nga Serbia, për çka MPJD ka thënë se i ka
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar ministrin në largim të Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, si kryeministër, duke i dhënë atij detyrën sfiduese për të ndërtuar konsensus në një parlament të përçarë dhe për të kaluar buxhetin e vitit 2026, raporton CNN, përcjell KFVA. Më herët të hënën, kryeministri në largim, François Bayrou, dorëzoi dorëheqjen
Këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke iu bashkuar sinkronit të sulmeve Osmani-VV ndaj Kushtetueses. Kadaj-Bujupi tha se vullneti i qytetarëve nuk mund të pezullohet përmes masave të përkohshme, pasi ai mishërohet në Sovranitetin e Republikës, bartës i së cilit është
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar në Tv Dukagjini se do të garojë për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, duke argumentuar se ka ende projekte dhe punë për të realizuar që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e komunës. Gjini ka thënë se disa nga këto