by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është takuar me Rene Troccaz, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë zhvilluar diskutim lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.
“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha”.
“Mirënjohës për angazhimin e Zotëri Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka reaguar pasi që sot në publik doli një shkrim i tij me bashkëautore, Jana Arsovska e ku fyhet e akuzohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Basha thotë se ai është autor i pjesës vetëm ku në kapitullin që trajton islamin fundamental në Kosovë dhe Evropën Juglindore,
Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të pafalshme zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryekuvendar marrë parasysh deklaratat e tij mbi UÇK-në. “OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate. “Ky person njihet për qëndrimet e
Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e ka uruar Albulena Haxhiun për postin e nënkryetarës së Kuvendit të Kosovës. Njëherit e ka falënderuar për siç shprehet “punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë”. Sipas Gërvallës, “Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet”. Postimi i plotë:
Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha në “hulumtimin” kundër UÇK-së që e shkroi si bashkëautor në vitin 2012, kishte cituar edhe Dick Martyn, ish-raportuesin e Këshillit të Evropës që shkroi raportin e vitit 2010 për krimet e pretenduara të luftës dhe trafikimin e organeve. Në mestitullin “Diasporat” dhe lidhjet kriminale-politike, Basha kishte