by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot kanë filluar pagesat për aplikuesit për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.
Nagavci thotë se pagesat janë ekzekutuar për 120.425 aplikues, transmeton KFVA.
“Të dashur prindër, Që kur është hapur aplikimi, më 15 gusht përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar nga kordinatorët e shkollave dhe DKA-të. Sot kemi filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues. Aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”, ka deklaruar ajo.
Më tej, ajo ka shkruar se në rast se gjatë procesit të aplikimit për tekste dhe mjete shkollore hasni në ndonjë vështirësi teknike, mund të kontaktoni në këta numra të telefonit dhe adresë elektronike:
+383 (0) 38 200 65 058 +383 45 834 248 libri@rks-gov.net.
“Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Ftoj të gjithë prindërit dhe kujdestarët që nuk kanë aplikuar ende për fëmijët e tyre, të përfitojnë nga kjo mundësi përmes platformës e-Kosova”.
Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me një “hulumtim” skandaloz kishte përfshirë UÇK-në me botën e krimit. Basha në këtë “hulumtim” kishte pretenduar se UÇK-ja kishte rekrutuar ish të burgosur, banditë patriotë e kriminelë. Basha si bashkautor, kishte shkruar se UÇK-ja ishte financuar nga trafikuesit e drogës që në emër
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka caktuar si ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysne Durmishin pas dorëheqjes së Liburn Aliut. Njoftimi i plotë: Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen
Pas disa ditësh pezullim të shërbimit, Shoqata e Transportuesve në linjën Prishtinë–Podujevë ka vendosur që të ndërpresë përkohësisht grevën. Qarkullimi i autobusëve do të rifillojë nesër (e enjte), sipas itinerarit të rregullt. Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Beqir Mustafa, në një prononcim për IndeksOnline konfirmoi marrëveshjen e arritur me Komunën e Prishtinës. “Greva
Blerim Sallahu është caktuar sot si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Nënkryetare e Kuvendit. Sallahu, i cili është përzgjedhur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti për ta drejtuar një prej dikasterve më të rëndësishme, e kishte të akuzuar vëllain për veprën penale të fajdesë. Rrahim Sallahu