by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me një “hulumtim” skandaloz kishte përfshirë UÇK-në me botën e krimit. Basha në këtë “hulumtim” kishte pretenduar se UÇK-ja kishte rekrutuar ish të burgosur, banditë patriotë e kriminelë.
Basha si bashkautor, kishte shkruar se UÇK-ja ishte financuar nga trafikuesit e drogës që në emër të saj kishin blerë armë.
Por kush është bashkëautori i Bashës që bën hulumtimin skandaloz ndaj UÇK-së?
Bashkautore e hulumtimit të Bashës është edhe Jana Arsovskan, profesoreshë në John Jay College of Criminal Justice në New York.
Dyshja në hulumtimin me titull: Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fondamental dhe Aleancat e Padrejta, kishte shkruar se si Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte milici e nëntokës, e lidhur me bandat kriminale e me ato të drogës.
Sipas biografisë, Jana Arsovskan është Profesoreshë e Asociuar e Sociologjisë në Kolegjin John Jay të Drejtësisë Penale dhe Programin e Studimeve të Doktoraturës në Drejtësi Penale në Qendrën Pasuniversitare, Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut.
Arsovska ka botuar gjerësisht mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin, krimin transnacional, tregjet e rrjetit të errët, shkelëset femra dhe lëvizshmërinë kriminale
Ajo gjithashtu ka tri librat të botuar ku temë është edhe Kosova.
“Dekodimi i krimit të organizuar shqiptar. Kultura, politika dhe globalizimi”, “Rivendosja e drejtësisë pas konflikteve të dhunshme në shkallë të gjerë: Kosova, Kongo dhe rasti izraelito-palestinez”, “Rizbulimi i anës tjetër të korrupsionit: “Ryshfeti për Paqe” në Kosovën dhe Çeçeninë pas konfliktit” – janë vetëm disa nga publikimit e saj ku përmendet edhe Kosova, duke përfshirë edhe shkrimin ku bashkautor është edhe Dimal Basha./Periskopi/
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h. Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.
Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë. Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur
Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte “i paramenduar”, thotë ambasadori palestinez në OKB. “Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një sulm i paramenduar ndaj mjekëve dhe gazetarëve që mbërritën në vendngjarje pas sulmit të parë”, tha Riyad Mansour në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe kujtesës historike. Në statusin e tij, Kurti e përshkruan Luftën e Kosovës si një projekt shkatërrimi dhe plaçkitjeje nga forcat serbe, me