by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si sipërfaqësor në diskutime politike.
Gjatë intervistës në emisionin Debat Plus, Abdixhiku ka treguar se gjatë takimeve të përbashkëta me liderët e partive politike, shpeshherë janë habitur nga niveli i ulët i mendimeve të Kurtit.
“Me ju thënë të drejtën, edhe prej takimeve personale ne shpeshherë kemi mbetur të shokuar nga cekëtësia e mendimeve të Albin Kurtit në diskutime. Për shembull, në takimin që kemi pasur me liderët politikë ku ishim mbledhur të gjithë, niveli me të cilin ai interpretonte në gjuhën shqipe vendimin e Gjykatës Kushtetuese – fakti që s’i kuptonte gjërat e shkruara shqip – ishte shqetësues për secilin prej nesh”, ka deklaruar Abdixhiku.
Sipas tij, kjo sjellje është tregues i mënyrës së qasjes së Kurtit ndaj vendimeve dhe proceseve të rëndësishme politike në vend.
Po ashtu Abdixhiku ka thënë se nuk sheh asnjë dallim mes Albin Kurtit dhe Dimal Bashës.
“Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produkteve të tij si Dimal Basha, është e njëjta mendësi… absolutisht, sepse njerëzit e tillë prodhojnë rezultate të tilla”, ka thënë ai.
“Dora ime, nënshkrimi im, mendimi im s’kish propozuar askund një gjë të tillë për krye të Kuvendit, ta keni të sigurt”, ka shtuar kreu i LDK-së.
Tutje, Abdixhiku ka theksuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet gjykuar, pasi ata janë reflektim i popullit, duke pasur parasysh se në listën garuese për deputetë të subjekteve politike përfshihen të gjitha kategoritë e njerëzve që përfaqësojnë shoqërinë.
“Me ju thënë të drejtën, edhe prej takimeve personale ne shpeshherë kemi mbetur të shokuar nga cekëtësia e mendimeve të Albin Kurtit në diskutime. Për shembull, në takimin që kemi pasur me liderët politikë ku ishim mbledhur të gjithë, niveli me të cilin ai interpretonte në gjuhën shqipe vendimin e Gjykatës Kushtetuese – fakti që s’i kuptonte gjërat e shkruara shqip – ishte shqetësues për secilin prej nesh”, ka thënë Abdixhiku.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h. Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.
Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë. Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur
Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte “i paramenduar”, thotë ambasadori palestinez në OKB. “Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një sulm i paramenduar ndaj mjekëve dhe gazetarëve që mbërritën në vendngjarje pas sulmit të parë”, tha Riyad Mansour në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe kujtesës historike. Në statusin e tij, Kurti e përshkruan Luftën e Kosovës si një projekt shkatërrimi dhe plaçkitjeje nga forcat serbe, me