• Sun. Oct 12th, 2025

ZdraVVo – Haxhiu vazhdon teatrin, opozita po e lejon Listën Serbe në kryesi të Kuvendit thotë

Bykfvanews

Aug 26, 2025

 

 

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për mosguxim për ta larguar nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Serbe.


“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm”, shkruan Haxhiu.

“Për vetëm gjashtë vota më shumë, z. Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar”, shprehet ajo.

“Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, përfundoi ajo.

Kosova u kritikua rreptë si shtet nga SHBA dhe BE për shkeljen e të drejtave të komunitetit minoritar etnik nga Vetëvendosja në KQZ rishtas që dy herë tentoi pa mbulesë ligjore t’ia ndalojë pjesëmarrjen në zgjedhje.

Tentimi i sotëm për të mos votuar përfaqësuesin e Listës Serbe në kryesi të Kuvendit u pa si shkelje nga vëzhguesit dhe i dëmshëm për reputacionit të Kosovës tek partnerët ndërkombëtar./KFVA/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *