by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili obligoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi në cilësinë e anëtarëve të KQZ-së kanë votuar kundër certifikimit të Listës Serbe. Bazuar në nenin 63 par 1, 3, 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, anëtarët e KQZ-së kanë të drejtën ekskluzive ligjore të votojnë për çështje që lidhen me procesin zgjedhor. Tutje, në rastin konkret, neni 17 i LZP-së përcakton shqyrtimin e aplikimeve për certifikim. Konkretisht paragrafi 4 i këtij neni jep të drejtë anëtarëve të KQZ-së që të miratojnë apo të refuzojnë certifikimin e një subjekti politik. Anëtarët e KQZ-së kanë zbatuar nenet përkatëse të cilat i japin diskrecion të plotë lidhur me votimin për apo kundër një certifikimi të një subjekti politik”, thuhet ndër të tjera në ankesën e VV-së.
Sipas arsyetimit të PZAP-së, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë janë në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.
Me këtë vendim, PZAP-ja e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ-ja e kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.
Kundër vendimit të PZAP-së kanë dalë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti Hekuran Murati i LVV-së e ka quajtur vendimin veprim skandaloz, e madje ka kritikuar edhe abstenimin e partive opozitare në KQZ.
Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu pati paralajmëruar se si parti do të shqyrtojnë mundësinë e dërgimit edhe në Gjykatën Supreme.
Lista Serbe vendosi të garonte në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.
Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
“Bashkë” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Por, kjo nuk është hera e parë që një parti politike në Kosovë i targeton votuesit me këtë mesazh. Lëvizja Vetëvendosje e ka vjedhur sloganin, me të cilin ka garuar Partia Demokratike e Kosovës, 4 vite më parë në Zgjedhjet Lokale
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një rrjeti të dyshuar kriminal, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku ishte shënjestruar vetura e drejtorit të këtij institucioni. Gjatë bastisjeve në Prishtinë dhe fshatin Rimanishtë, janë arrestuar 11 persona dhe janë
Edhe pse kjo duket si një formalitet i zakonshëm, ndryshimi i orës ndikon dukshëm në jetën e përditshme Nga gjumi dhe përqendrimi, te humori dhe produktiviteti, trupi ynë reagon ndaj prishjes së ritmit natyral. Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë. Prej vitesh
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante, ka kryer ekstradimin e dy të dyshuarve shtetas të Kosovës përmes pikës kufitare Vërmicë. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që ndaj tyre ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e