Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidenti Donald Trump deklaroi se guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë duhet t’i drejtohen atij për ndihmë nëse duan ndërhyrjen e qeverisë federale për të ndalur krimin në qytetet e tyre.

“Ky do të jetë vendi më i sigurt në tokë. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Çikago. Por më pëlqen që të më kërkojnë ndihmë, jo thjesht të shkoj e ta bëj vetë, sepse pastaj fillojnë të thonë ‘ai nuk duhet të ishte këtu’”, tha Trump.

Ai shtoi se do të donte që guvernatori i Illinois, JB Pritzker, ta telefononte personalisht: “Ne do ta ndalojmë problemin e Çikagos për dy muaj, ndoshta edhe më pak. Shpresoj që edhe guvernatorë e kryebashkiakë të tjerë demokratë të më kërkojnë të dërgoj trupa për të frenuar krimin që po shkatërron qytetet e tyre.”

Trump u shpreh se nuk do të kishte “asnjë problem” të ndërhynte pa ftesë, nëse do ta shihte vendin “në rrezik”.

Nga ana tjetër, guvernatorët demokratë kanë reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave. Pritzker iu kundërpërgjigj me një mesazh në rrjetet sociale: “Po të dëmtoni njerëzit e mi, asgjë – as koha dhe as rrethanat politike – nuk do të më ndalojë të sigurohem që të përballeni me drejtësinë nën Kushtetutën tonë.”

Related Posts