by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Cerajë të Leposaviqit.
Bëhet fjalë për cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga Serbia.
“Ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VW Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”.
“Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 000 copë cigare, me vlerë të përafërt prej 80 mijë (80 000) euro. Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës”, thuhet në një njoftim të policisë
Me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha arriti të zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton KFVA. Basha i cili jeton në Ferizaj, nuk u mbështet nga bashkëvendasit e tij, për të marrë pozitën e re. Deputetët Elmi Reçica, Arbnora Salihu e Rashit Qalaj nga
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit sot në seancë dhe ka kërkuar përmbylljen e plotë të konstituimit të kuvendit që ka mbetur te zgjedhja e Nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. “Zgjedhja e një Kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe
Propozimi me short është Nenad Rashiq, ftoj deputetët të votojnë. Me short është propozuar Nenad Rashiq për Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb dhe mori votat e Vetëvendosjes. Por, jo mjaftueshëm 61 vota për t’u zgjedhur në postin që i takon komunitetit sebr 55 vota për, 1 kundër, 17 abstenime
Nenad Rashiq nga Partia Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nuk i mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti serb. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës abstenuan. LDK dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në votim. LDK dhe Lista Serbe