by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në vitin 2022, në një emision sportiv, kur dhe po ankohej për hapësirat gjelbëruese në Ferizaj, kishte bërë një gafë për të cilën ai edhe sot përdoret si “meme”.
Duke folur për mungesën e hapësirave të gjelbërta në Ferizaj, Basha pati thënë se nevojitet “një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujt”.
“Ferizaji e ka një problem jashtëzakonisht të madh që është betonuar komplet. Një krim urbanistik ka ndodh me ato ndërtesat, ku s’ka hapësirë të gjelbërt kërkund. Edhe ne jemi ngulfatë prej betonit. Hapësira e vetme e gjelbërt që ka mbetë është mbas Pallatit të Sportit…Ne jemi 150 mijë qytetarë që na vyen një park i gjelbër me dalë me ecë, me shëtit dikund. Po flas për nanat, po flas për fëmijët, po flas për pleqtë. Atyre iu vyen një hapësirë e gjelbërt, ku mundem me shku në këmbë, me shëtit, ku kanë një park të madh, ku duhet me pas një platformë edhe ku me ba koncerte verës kur vijnë diaspora. Një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujt se te na dalin bajnë peticion nja 10-15 veta…. Unë jam që 150 mijë qytetarë me pas një park të mirë”, kishte deklaruar Basha.
Propozimi me short është Nenad Rashiq, ftoj deputetët të votojnë. Me short është propozuar Nenad Rashiq për Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb dhe mori votat e Vetëvendosjes. Por, jo mjaftueshëm 61 vota për t’u zgjedhur në postin që i takon komunitetit sebr 55 vota për, 1 kundër, 17 abstenime
Nenad Rashiq nga Partia Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nuk i mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti serb. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës abstenuan. LDK dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në votim. LDK dhe Lista Serbe
Deputetja e Listës Serbe, Verica Çeraniq s’ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për nënkryetare të Kuvendit, shkruan KFVA. 94 deputetë ishin në sallë, ku me asnjë votë për, 51 kundër dhe 20 abstenime. Kandidatura e saj u hodh me short, pas propozimit tri herë të Sllavko Simiqit.
Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, së fundmi ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e kontejnerëve, kiosqeve dhe tualeteve publike. Edhe pse tenderi ishte i hapur, vetëm një operator ekonomik ka aplikuar, i cili fitoi kontratën. E në mesin e punëve të parapara, ndërtimi i një kioske bazë me dizajn të