by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë publikuar fotografi e video të njërës prej urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke uruar qytetarët për të.
Përveç disa automjeteve mbi urë që shihen sipas pamjeve të publikuar nga Sveçla e Durmishi, aty pranë është parë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, shkroi Sveçla në Facebook”.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit ka thënë se prania e policisë aty ka qenë ngritje e vigjilencës, pasi ndërtimi i urës është një punë e madhe, duke shtuar se këto janë procedura normale policore.
“Deri më 1 shtator, kur është thënë se do të bëhet promovimi, hapja e urës, ne do të jemi aty dhe mandej e shohim se si vazhdohet tutje”, ka deklaruar Elshani.
“Janë vetëm masa parandaluese, nuk ka diçka tjetër. Por në veri të vendit jemi mësuar me këto gjëra që për dikë duken të jashtëzakonshme, për ne janë të zakonshme – të na gjuajnë ndonjë bombë apo eksploziv. Prandaj marrim masa parandaluese vetëm që të mos na zënë në befasi”, është shprehur ai.
Kurti për urën e Ibrit
Gjatë vitit të kaluar, Albin Kurti në vazhdimësi thoshte se ura e Ibrit duhet të hapet.
Ai në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati thënë se “janë vonuar” në hapjen e urës së Ibrit.
“Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet kur është çliruar Kosova para 25 viteve. Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur u pavarësua Kosova para 16 viteve,e a jo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselit, planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duhet të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë në të dy anët e lumit Ibër. Të kenë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik. Duhet të na mirëkuptoni që ne nuk mund të themi se sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlejnë gjithandej Kosovës për të gjithë, përveç se në urën kryesore në lumin Ibër”, kishte thënë Kurti në një lidhje direkte nga Çikago për Zërin e Amerikës.
Por kjo nuk është hera e parë, Kurti sa herë që pyetej thoshte se ura e Ibrit do të hapet.
“Hapja e urës nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale që do të thotë të hapura”, pati thënë Kurti në gusht të vitit të kaluar.
Ai thoshte se hapja e urës së Ibrit “nuk është çështje diskutimi është çështje hapje” dhe se “Hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova ka pranuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dronë mbikëqyrës dhe mbledhës së intliegjencës, të tipit, “AeroVironment RQ-20 Puma”, shkruan KFVA. “Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë”, shkroi Kurti mes tjerash. Postimi i plotë: Më shumë sy në qiell,
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prej tyre 262 janë dëshmitarë të Prokurorisë, ndërsa dy të mbrojtësit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar Kosova ka pranuar javën e kaluar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 “Puma” të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KFVA. Sipas Maqedoncit, pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021. Ai tha se prokurimi i këtyrë fluturakeve është realizuar përmes programit