by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që kjo parti votoi për të zgjedhur Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit që të dëshmojë se nuk kontribuon në bllokadën institucionale.
“Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim dhënë qytetarëve të Kosovës që Partia Demokratike nuk është kontribuuese në bllokadë, por që brenda kritereve dhe parametrave që ne i kishim vendosur si parti, do të zhbllokojmë situatën dhe do të dalim nga ngërçi politik”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.
“Ka një historiat sepse sot nuk ka ndodhur asgjë. Sot është një epilog i një krize politike të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka filluar qysh herët”.
Sipas të parit të PDK-së, kjo parti ka treguar më së shumti konsistencë gjatë tërë këtyre muajve të kësaj bllokade.
“Meqenëse të gjitha shtizat u thyen te zgjedhja e kryetarit, sot ky ishte një momentum i rëndësishëm. Së paku nga data 15 prill kur është dashur të konstituohet Kuvendi, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një sërë veprimesh që kanë kontribuuar te bllokada disamujore e cila edhe sot nuk u zhbllokua plotësisht”.
Presidenti Donald Trump deklaroi se guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë duhet t’i drejtohen atij për ndihmë nëse duan ndërhyrjen e qeverisë federale për të ndalur krimin në qytetet e tyre. “Ky do të jetë vendi më i sigurt në tokë. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Çikago. Por më pëlqen që të
Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia kishte refuzuar kërkesën për ta dërguar Policinë në veri. Veliu ka thënë se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar. “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka votën nga PDK-ja për kryeministër. Krasniqi është shprehur i prerë në këtë qëndrim. “Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, prej të cilave katër vazhdojnë të jenë aktive, shkruan KFVA. AME ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme