by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka votën nga PDK-ja për kryeministër.
Krasniqi është shprehur i prerë në këtë qëndrim.
“Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje që i ke 61 vota. A ka më e çuditshme se me thënë “unë i kam votat për kryeministër, por s’i kam votat kryetar Kuvendi, kjo s’ka ndodhur asnjëherë”, ka thënë Krasniqi.
Por, në pyetjen se a ka votë nga PDK-ja për kryeministër, a u shpreh se kjo s’mund të ndodh në asnjë mënyrë.
“Jo në asnjë mënyrë, ajo është punë që as që diskutohet. Do të thotë ka votë kundër”, ka deklaruar Krasniqi në Klan Kosova.
PDK sot votoi pro zgjedhjes së Dimal Bashës për Kryeparlamentar. Krasniqi është pyetur në lidhje me mundësinë që po përflitet për një bashkëpunim përtej këtij të sotmit.
“Spin doktorët kujdestarë ishin munduar të krijojmë një shpjegim krejtësisht jorealist. Kuptojeni, është krejt çka po shihni. Nuk ka prapavijë, nuk ka qëllime tjera. Është çka kemi thënë nga dita e parë, dhe e kemi mbajtur sot”, tha Krasniqi.
I pyetur konkretisht nëse ka ndonjë bashkëpunim mes PDK-së dhe LVV për zgjedhjet lokale, Krasniqi tha: “Absolutisht jo”.
Presidenti Donald Trump deklaroi se guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë duhet t’i drejtohen atij për ndihmë nëse duan ndërhyrjen e qeverisë federale për të ndalur krimin në qytetet e tyre. “Ky do të jetë vendi më i sigurt në tokë. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Çikago. Por më pëlqen që të
Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia kishte refuzuar kërkesën për ta dërguar Policinë në veri. Veliu ka thënë se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar. “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, prej të cilave katër vazhdojnë të jenë aktive, shkruan KFVA. AME ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për mosguxim për ta larguar nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Serbe. “Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin