Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një bllokadë e re mund të ndodh në vazhdimin e seancës së re të Kuvendit, kur pritet të votohen nënkryetarët e Kuvendit, pasi që sipas burimeve të Periskopit, VV ka ndryshuar ‘lojën’.

Burime të Periskopit kanë thënë se partia që drejtohet nga Albin Kurti po tenton të ndryshoj procedurat dhe që nënkryetarët e Kuvendit të votohen veç e veç.

Kjo sipas këtij burimi po bëhet nga VV`ja ‘kinse’ për shkak të nënkryetarit që i takon Listes Serbe.

“Situata po komplikohet… po shkojmë drejt një bllokada te re. VV po tentohet te shes patriotizëm duke ndarë veç e veç për votim nënkryetarët e Kuvendit, këtë po e bëjnë kinse për shkak të Listes Serbe”, ka thënë ky burim.

Kësisoj në rast se nuk zgjedhen nënkryerarët e Kuvendit, Kuvendi nuk llogaritet i konstituuar .

Ndërkohë për zgjedhjen e nëkryetarëvë, Naim Jakaj nga IKD ka sqaruar në tërësi se si procedohet tutje.

Postimi:

Si duhet të ndjeket procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve pas disa minutave?

Kryetari i Kuvendit kërkon nga tri subjektet më të mëdha parlamentare (LVV, PDK, LDK) të propozojnë nga një kandidat/e për nënkryetar/e, ndërsa kandidati i LVV-së duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.

Nënkryetarët e tre partive votohen në pako.

Kryhet kjo procedurë dhe vazhdojmë me votimin e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Deputetët e komunitetit serb propozojnë një kandidat për nënkryetar, ashtu si edhe deputetët e komuniteteve tjera joshumicë, të cilët më pas zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Propozimet bëhen me shkrim, ndërsa nëse nuk ka propozime, kandidatët përcaktohen me short në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse, nën administrimin e Kryetarit të Kuvendit.

Nënkryetarët e dy komuniteteve votohen në pako.

Related Posts