by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me bllokadën institucionale dhe dërgimin në Kushtetuese të kësaj çështje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade.
“Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir”, ka shkruar ai në Facebook, përsjell KFVA.
Postimi i tij i plotë:
AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë.
Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende.
Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që kjo parti votoi për të zgjedhur Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit që të dëshmojë se nuk kontribuon në bllokadën institucionale. “Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim
E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi mbetet e pasigurt. Lojtari ka një kontratë deri më 30 qershor 2027, dhe klubi ka qenë duke u përpjekur prej kohësh ta rinovojë atë për të shmangur një largim të mundshëm si lojtar i lirë. Megjithatë, numri 7 i Realit po i merr gjërat me
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë ka qenë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ai ka vlerësuar se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të
Kuvendi i Kosovës u bë sot me kryetar të ri, por nuk u konstituua. Ky proces ngeci te votimi i kandidatit për nënkryetar nga pakica serbe. Pasi tri herë u propozua emri i njëjtë nga Lista Serbe, Dimal Basha vendosi që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short. Ai u