Me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha arriti të zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton KFVA.
Basha i cili jeton në Ferizaj, nuk u mbështet nga bashkëvendasit e tij, për të marrë pozitën e re.
Deputetët Elmi Reçica, Arbnora Salihu e Rashit Qalaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndëshkuan me votë bashkëvendasin e tyre.
Gjatë votimit në seancën e sotme, asnjëri prej deputetëve nuk votoi pro zgjedhjes së Bashës për kryetar të Kuvendit.
E ky ndëshkim, vjen si pasojë e heshtjes së vazhdueshme nga Basha në Kuvend, duke mos shpërfaqur problematikat me të cilat përballet kjo komunë.
Në paraqitjet e tij në parlament, Basha njihet vetëm për retorikë ofenduese e përcmuese por asnjëherë si zë i fuqishëm i qytetarëve të Ferizajt.
Madje, Basha ka bllokuar disa projekte te rëndësishme për qytetin e Ferizajt