• Sun. Oct 12th, 2025

Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

Bykfvanews

Aug 26, 2025

 

Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia kishte refuzuar kërkesën për ta dërguar Policinë në veri. 

Veliu ka thënë se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar.

“Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin e detajuar për ndërhyrje, dhe Albin Kurti nuk e ka pranuar”, ka thënë ai.

“Unë ia kam kërkuar, por arsyetimi ka qenë pse unë po dua me hap tash telashe. Kjo qeveri me Serbinë, me veriun e të tjera, e të tjera – arsyetime bajate”, ka shtuar ai, duke theksuar se aksioni kishte qenë i ndarë në dy plane: për veriun dhe për lojërat e fatit në kufi.

“Të dy planet kanë qenë të përgatitura, të detajuara. Njëri është plani për veriun, tjetri është plani për lojërat e fatit… Të dyja ia kam kërkuar dhe Albin Kurti, në njëfarë forme, nuk e ka pranuar asnjërën”, ka deklaruar Veliu.

Ndryshe, Veliu ishte shkarkuar nga Kurti si Ministër në mars të vitit 2020, pasi ishte deklaruar kundër qëndrimit të tij mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë kohës së pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *