by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, së fundmi ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e kontejnerëve, kiosqeve dhe tualeteve publike. Edhe pse tenderi ishte i hapur, vetëm një operator ekonomik ka aplikuar, i cili fitoi kontratën. E në mesin e punëve të parapara, ndërtimi i një kioske bazë me dizajn të veçantë ka ngritur reagime, pasi çmimi i saj dyshohet të jetë afro 57 mijë euro. Insajderi sjell detaje.
Komuna e Prishtinës me 20 gusht ka nënshkruar tenderin për “Ndërtimi i kontejnerëve mbitokësor dhe nëntokësor, furnizimi dhe zgjerimi”- “Ndërtimi, furnizimi i kiosqeve dhe tualeteve publike”.
Vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 5,000,000.00 euro.
Tenderi është dhënë me procedurë të hapur, por që përkundër kësaj, kishte aplikuar vetëm një operator ekonomik.
Operatori fitues i tenderit me çmim 153,916,26 euro, është “MONTING SH.P.K”.
Në përshkrimin e punëve, sipas dosjes së tenderit, ndërtimi i kontejnerëve mbitokësor dhe nëntokësor, furnizimi dhe zgjerimi- Ndërtimi, furnizimi i kiosqeve dhe tualeteve publike, është një kontratë kornizë që parashihet të zgjatë 36 muaj.
Në përshkrimin e punëve, janë të cekura 132 pika.
Në këtë tender është e përfshime ndërtimi i një kioske bazë. Ajo thuhet se do të ketë modularitet japonez.
“Dizajni i Kioskave është inspiru nga kioska K63 dhe nga modulariteti japonez i bashkimit të elementve të ndryshme, me një prekje të lehtë në formën e saj Kioska vie më këndore dhe me një theksim të veqant në fasada, duke e rikthy stilin retro të Prishtinës së viteve 60’ta. Ajo prezanton arkitekturën bashkohore e cila lidhet me kontekstin urbanistik, gjeografik dhe kulturor të qytetit të Prishtinës”.
E që çmimi i lartë kësaj kioske, ka ngritur reagime. Ani pse në faqen e tenderit nuk po figuron çmime për punët që do të kryhen, përpos vlerës së përgjithshme.
Çmimi i kësaj kioske dyshohet se është afro 57 mijë euro.

Kështu ka shkruar Petrit Reçica, i cili ka publikuar një dokument ku edhe figuron çmimi i veçantë i kioskes, prej 56, 500 mijë euro.
Gazeta ka hulumtuar, por që tani në faqen e tenderit, çmimi i kioskes nuk figuron fare, sikurse në dokumentin më poshtë.

Në përshkrimin e tenderit, thuhet se Kiosku bazë : Furnizimi, transproti dhe montimi i KIOSKUT BAZË me kararkteristika minimale duke u bazuar ne pjesen e dizajnit: Furnizimi dhe punimi i Kioskave me material nga poliesteri i përforcuar me fibra qelqi. Mbushja brenda guacës kompozitë të izolohet me shkumë izoluese poliuretani. Muret, dyshemeja, plafoni të gjitha punohen nga i njejti material. Dimensionet e Kioskës | 240x290x285cm.
Furnizimi me material dhe ngjyrosja e kioskave me Pigmented Gelcoat. Ngjyra duhet të jetë e qëndrushme, rezistente ndaj rrezeve UV dhe kushteve atmosferike. Ngjyra | Kaltërt | RAL 5011 ose Gjelbërt | RAL 7009-130 50 10-Green Grey.
Furnizimi me material dhe punimi i dyshemesë së ngritur me gomë mat nga prodhuesi ARMSTRONG flooring | UNIPLUS R711-825 (ose prodhues i ngjashëm). Furnizimi me material dhe punimi i dyshemesë së ngritur me profile metalik. Hapsira nën këtë konstruksion do përdoret për vendosjen e instalimeve.
Furnizimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve për Kioskën të punuara nga profilet dhe llamarinat e metalit të galvanizuar sipas skemave dhe specifikimeve në projekt duke përfshirë edhe montimin me të gjitha mjetet e nevojshme për lidhje dhe fiksim. Xhami të jetë xham i kalitur me trashësi 6mm . Ky xham do përdoret për të gjithë Kioskën ku mund të vendoset LED monitori.
Kioska që do të ndërtohet ka pamjen kështu:
Tutje, do të ndërtohen edhe tualete publike, të cilat do të projektohen për të ndërlidhur dy Kioska me një sipërfaqe prej afro13m².
“Tualeti është projektuar për të ndërlidhur dy Kioska me një sipërfaqe prej afro13m².Kjo ndërlidhje bëhet me modulin lidhës i cili lejon rritjen e hapsirës së Kioskës për shfrytëzim të dy tualeteve të ndara për të dy gjinitë. Qasja për në tualete bëhet përmes një rampe e punuar nga alumini e përshtatshme për qasje të personave me aftësi të kufizuara.
Tualeti vendoset mbi një themel pllakë nga betoni i armuar i futur në 50cm thellësi nën nivelin e terrenit për mbrojtje të themelit nga ndikimet e ngricave, kështu tualeti akomodohet mbi këtë pllakë e cila e bënë të jetë stabile dhe e sigurtë.
Tualeti është parapa të punohet nga poliesteri i përforcuar me fibra qelqi, i cili përveq që ofron siguri dhe qëndrueshmëri, ofron edhe jetëgjatësi.Ky material krijon mure të dyfishta brendësia e të cilave mbushet me shkumë iozluese poliuretani. Pjesa e hapjeve tek nuk punohet nga qelqi por me panele nga poliesteri I përforcuar me fibra qelqi, përshkak të privatësisë materiali nuk duhet të jetë transparent.
Dyshemeja është parapa të bëhet nga materiali i gomës i cili po ashtu është ngritë në një platformë konstruktive me qëllim të shfrytëzimit të hapsirës për instalime. Goma është material i qëndrushëm dhe jo
rrëshqitës, i rekomanduar për hapsirat komerciale por edhe për tualetet publike”, thuhet në dosjen e tenderit.
Tualetet publike:
Kompania MONTING SHPK, është e vetmja që ka ofertuar në tenderin e hapur të komunës së Prishtinës, e cila edhe ka fituar kontratën.
Sipas ARBK’së pronar i kompanisë MONTING SHPK, është Enver Ahmeti.
Gazeta ka dërguar pyetje në komunën e Prishtinës, për ta konfirmuar se a është çmimi i vërtetë prej afro 57 mijë eurove për një Kioskë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.
Me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha arriti të zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton KFVA. Basha i cili jeton në Ferizaj, nuk u mbështet nga bashkëvendasit e tij, për të marrë pozitën e re. Deputetët Elmi Reçica, Arbnora Salihu e Rashit Qalaj nga
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit sot në seancë dhe ka kërkuar përmbylljen e plotë të konstituimit të kuvendit që ka mbetur te zgjedhja e Nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. “Zgjedhja e një Kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Cerajë të Leposaviqit. Bëhet fjalë për cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga Serbia. “Ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një
Propozimi me short është Nenad Rashiq, ftoj deputetët të votojnë. Me short është propozuar Nenad Rashiq për Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb dhe mori votat e Vetëvendosjes. Por, jo mjaftueshëm 61 vota për t’u zgjedhur në postin që i takon komunitetit sebr 55 vota për, 1 kundër, 17 abstenime