by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për serbin e arrestuar për sulm ndaj policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR në Zveçan në majin e 2023, raporton KFVA.
Ata kanë numëruar edhe arsyet pse duhet të ndodh kjo.
“Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, sulm ndaj personit zyrtar@, thuhet në kërkesë.
Kërkesa e plotë:
PROKURORIA SPECIALE KËRKON PARABURGIM NDAJ TË DYSHUARIT PËR SULM NDAJ PJESËTARËVE TË KFOR-it DHE POLICISË SË KOSOVËS
Prishtinë, 25 Gusht 2025 – Prokuroria Speciale, pasi ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale:
– bashkim për veprimtari kundërkushtetuese,
– rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare,
– pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm,
– sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Lj.M. dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen.
Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, me të cilat, konfirmohen veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike.
Prokuroria Speciale, garanton qytetarët e vendit, se mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë dhe ndjekjen e të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mbajtur sot konferencë pas publikimit në media të një punimi të vitit 2012, ku figuron si bashkautor dhe ku janë bërë aludime se në të përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përcjell KFVA. “Jam këtu për të treguar se nuk është hera e parë që unë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në lidhje me rrjedhën e mundshme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet sot nga ora 11:00. Në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i 5-të, i cili duhet të jetë nga komuniteti serb Murati ka thënë se
72 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Një aksident ka qenë me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 48 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 587 gjoba, derisa janë arrestuar 23 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.
Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit pritet të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se ky proces do të mbahet më 3 ose 4 shtator 2025, sipas planifikimit të institucionit. “Sipas