Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

I pakënaqur me gjendjen në diplomacinë kosovare, Muhamet Brajshori, Ambasador i Karrierës, ka paraqitur dorëheqjen e tij nga Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës, duke e njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muqaj.

Në letrën drejtuar Ministrisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, Brajshori thekson se, pavarësisht përkushtimit të tij gjatë karrierës, zhvillimet e viteve të fundit nuk korrespondojnë me parimet themelore të profesionalizmit, integritetin dhe meritokracinë mbi të cilat duhet të mbështetet Shërbimi i Jashtëm.

Ai shpreh pakënaqësinë e tij për ristrukturimet e ndërmarra brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat, sipas tij, kanë dobësuar rolin e MPJD-së si bartëse të politikës së jashtme dhe kanë zhvendosur fokusin drejt strukturave të diasporës, duke lënë në hije objektivat themelore dhe nevojat strategjike të shtetit.

Brajshori vëren se ristrukturimi, i ndërtuar mbi kundërshtime ligjore, ka cenuar thelbin e Ministrisë, duke sjellë pasoja afatgjata që e bëjnë institucionin jo-funksional dhe të papërgatitur për misionin ligjor dhe sfidat e ardhshme. Ai shton se, për shkak të këtyre zhvillimeve, nuk ekzistojnë më mundësi reale për zhvillim profesional dhe shfrytëzimin e ekspertizës së tij dhe të kolegëve të tjerë.

“Ristrukturimi i ndërtuar mbi kundërthënie ligjore, ka cenuar rëndë thelbin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke lënë pasoja afatgjata që e kanë bërë institucionin joffunksional dhe të papërgatitur si për misionin e përcaktuar me ligj, ashtu edhe për sfidat që e presin sot dhe në të ardhmen. Në rrethana të tilla, nuk shoh më mundësi reale as për zhvillim professional, as për shfrytëzim të ekspertizës që kam ndërtuar unë dhe shumë kolegë ndër vite në shërbim të vendit, në klimën dhe gjendjen aktuale brenda institucionit. Ristrukturimi i ndërmarrë jo vetëm që ka cenuar thelbin e Shërbimit të Jashtëm, por ka krijuar rrezikun e humbjes së dinamikës, memories institucionale dhe pozicioni të Kosovës në arenën ndërkombëtare, një luks që vendi ynë nuk mund ta përballojë.”, ka shkruar Brajshori.

Në letrën e tij, Brajshori gjithashtu përshkruan aktivitetin gjatë karrierës diplomatike, duke renditur negociatat dhe proceset e udhëhequra për njohjen e Kosovës nga shtete të ndryshme në Afrikë, Karaibe, Azi/Paqësor, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me disa shtete, si dhe pjesëmarrjen në organizata dhe konventa ndërkombëtare strategjike.

Ai përfundon duke deklaruar se dorëheqja e tij është e domosdoshme dhe shpreh shpresën se në të ardhmen MPJ do të rikthehet tek objektivat për të cilat është themeluar: mbrojtja dhe avancimi i interesave strategjike të Republikës së Kosovës.

Related Posts

  •     Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat minimale do të sillen prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C./MeteoKosova

  •     Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë zvogëluar dukshëm pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Te Dheu i Bardhë, kolona është 250 metra në hyrje, kurse në dalje janë 400 metra të kësaj pike kufitare dhe qytetarët po presin deri në 15 minuta. Përmes pikës

  •     Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar sërish situatën në Gaza, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe nevojën për një zgjidhje të shpejtë të krizës. Gjatë një deklarate për gazetarët ndërsa priste takimin me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh

  •     Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimit të Menaxhmentit të RTK-së për përjashtimin nga ekrani të gjashtë gazetarëve të këtij mediumi publik. Gazetarët Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë bërë të ditur se të premten e kaluar janë njoftuar, pa