Rrëzohet helikopteri në Britani!

 

 

Një helikopter është rrëzuar këtë të hënë në Mbretërinë e Bashkuar, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se incidenti ndodhi në një fushë pranë qytetit turistik bregdetar Ventnor, në Ishullin e Wight.

Pas këtij incidenti, një person u transportua me urgjencë drejt një qendre të specializuar traumash. Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës ajrore tha se pacienti fillimisht mori ndihmën e shpejtë nga shërbimet e emergjencës dhe më pas u transportua me helikopter drejt spitalit.

Nuk është ende e qartë se sa persona ndodheshin në bord apo nëse ka të plagosur të tjerë.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…