by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande me migrantë të paligjshëm në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), më 24 gusht 2025. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Mitrovicë–Beograd, në katin e parë u gjetën 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u zbuluan 18 shtetas të huaj të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës, shkruan KFVA.
Hetimet kanë treguar se pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., ishin të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.
Sipas verifikimeve, 5 prej migrantëve ishin shtetas palestinez që kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze, 6 shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune por ishin subjekt i vendimeve për largim, ndërsa 7 shtetas egjiptian kishin hyrë përmes Shqipërisë duke synuar kalimin në Serbi dhe më tej drejt BE-së.
“Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë, por provat dhe verifikimet tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme”, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.
Komunikata e plotë:
Tentim kontrabande me migrantë të paligjshëm, parandalohet nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), Departamenti i Kufirit, më datë 24.08.2025, ka ndërmarrë një veprim të suksesshëm operativ në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), ku është ndaluar një autobus me targa (NP), i linjës Mitrovicë–Beograd.
Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.
Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë, por provat dhe verifikimet tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.
Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se:
· 5 shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025.
· 6 shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova.
· 7 shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje.
Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër migrimit të paligjshëm, kontrabandës me njerëz dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues.
Një gazetar tjetër ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi izraelit mbi spitalin Nasser në Gazën jugore të hënën, raporton BBC, transmeton KFVA. Ahmad Abu Aziz thuhet se vdiq nga plagët e marra në sulm, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë në sulmin e së hënës në pesë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban sot mbledhjen e radhës në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. KQZ në këtë mbledhje ka marrë disa vendime: – Miratimi i programit për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2025 – Ky program do të përfshijë mijëra persona të
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar një kërkesë të re në Apelin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke synuar rrëzimin e aktakuzës që e ngarkon për pengim të drejtësisë. Sipas mbrojtjes së tij, Gjykata ka tejkaluar kompetencat duke lejuar ngritjen e një çështjeje të re, të njohur si “Rasti 12”, paralelisht me
Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka bërë spektakël në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Duke aluduar në vendimin e PZAP për Listën Serbe, Krasniqi ka ngjitur një letër në lap-topin e tij. Aty shkruante “Po pluralizmit, jo terrorizmit”. Krasniqi e Sami Kurteshi kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe