by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për tansmetuesin polak TVP World në Alpbach, tha se Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë është 97/ 100 për qind gati t’i bashkohet BE-së.
Derisa sa i përket çështjeve politike që Kosova t’i bashkohet BE-së Osmani thotë se këtu vendi ynë has në më shumë telashe, pasi ka ende pesë shtet mosnjohëse të BE-së karshi Kosovës.
“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, u shpreh tutje e para e vendit.
Ajo shton se kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.
Osmani foli edhe për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
Tutje, ajo tha se nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.
Megjithëse ajo shton se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.
Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, u frymëzua nga një letër që Melania Trump i kishte shkruar Putinit, duke mbrojtur, pa e përmendur drejtpërdrejt, kauzën e dhjetëra mijëra fëmijëve të rrëmbyer gjatë luftës në Ukrainë dhe të çuar në Rusi. Duke lavdëruar gjestin e Melanias, znj. Erdogan i bëri thirrje Zonjës së Parë
Ish kryeministri i Kosoëvs Avdullah Hoti ka thënë se për dy vitet e kaluara sa Kosova është nën masa të BE, ato i kushtuan vendit me 613 milionë euro, raporton KFVA Ai ka thënë se nga kjo shumë totale tashmë, 7.1 milionë janë të humbura, përderisa ka përmendur sektorët se ku këto mjete
Ilir Meta është ankaur në Apelin e GJKKO-së të datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg ish-Presidentin e Shqipërisë.Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye Meta vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313.
Familja e një djali që u paralizua që kur ishte vetëm dy vjeç, pas një sëmundjeje të ngjashme me gripin, ka nxitur shkencëtarët të zbulojnë se një mutacion gjenetik mund të jetë shkaku i kësaj sëmundjeje të rrallë. Ky zbulim i ri jep shpresë se një ditë mund të zhvillohet një trajtim efektiv