Nesër seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, kë do të propozojë VV-ja për Kryeparlamentar?

 

 

Në seancat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deri tani asnjë nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje s’ka marrë votat e mjaftueshme për postin e Kryeparlamentarit, shkruan KFVA.

Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë të martën e 26 gushtit në ora 11:00.

Të dielën e 24 gushtit, Lëvizja Vetëvendosje propozoi tre emra, fillimisht Hekuran Muratin, për herë të dytë, pasi edhe në seancën e së premtes kishte qenë i vetmi propozim i kësaj partie, si dhe pas tij Arbërie Nagavci e Dimal Basha.

Murati herën e dytë arriti të merrte veç 55 vota, dy më pak se në seancën e së premtes që mori 57, edhe Nagavci po 55, ndërsa Dimal Basha mori 57 vota.

Basha mori votë edhe nga Bekë Berisha i AAK-së, dhe Arben Gashi i LDK-së, ndërsa e gjithë PDK-ja e abstenuan.

Sipas VV-së, me seancën e së dielës u kuptua se partitë tjera nuk e kanë më problemin tek emrat, por po i bllokojnë qëllimshëm institucionet. Deputeti i kësaj partie, Hekuran Murati tha se opozita kishte kërkuar kandidat që s’ka qenë në Qeverinë Kurti, e kur u propozua një i tillë, Dimal Basha, ata sërish nuk votuan.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…