by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, u frymëzua nga një letër që Melania Trump i kishte shkruar Putinit, duke mbrojtur, pa e përmendur drejtpërdrejt, kauzën e dhjetëra mijëra fëmijëve të rrëmbyer gjatë luftës në Ukrainë dhe të çuar në Rusi. Duke lavdëruar gjestin e Melanias, znj. Erdogan i bëri thirrje Zonjës së Parë Amerikane të bëjë të njëjtën gjë për fëmijët palestinezë.
“Besoj se ndjeshmëria e madhe që keni treguar për 648 fëmijët ukrainas që humbën jetën në luftë do të shtrihet edhe në Gaza, ku, brenda dy viteve, 62,000 civilë të pafajshëm, përfshirë 18,000 fëmijë, janë vrarë brutalisht”, thuhet në letër.
“Si nënë, si grua dhe si qenie njerëzore ndaj thellësisht ndjenjat e shprehura në letrën tuaj dhe shpresoj që ju t’u jepni të njëjtën shpresë fëmijëve të Gazës”, shprehet bashkëshortja e Erdogan.
Fraza “fëmijë i panjohur” e shkruar në qefinët e mijëra fëmijëve të Gazës hap plagë të pariparueshme në ndërgjegjet tona, thuhet në letër. “Fëmijët janë të shtyrë drejt një rrënoje të thellë psikologjike dhe kanë harruar plotësisht si të buzëqeshin. Ata bërtasin në mikrofonë se duan të vdesin, duke mbajtur në zemrat e tyre të pafajshme lodhjen e një lufte që nuk mund ta përballojnë.”
Së fundmi, zonja e parë turke flet për “një zgjim kolektiv në botë” mbi çështjen e Gazës, që çon në “një vullnet global” për të njohur Palestinën. Prandaj ftesa i është drejtuar homologes të saj amerikane për të nisur një apel që “do të përmbushë gjithashtu një përgjegjësi historike ndaj popullit palestinez”.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se dje ka shpërthyer një gyp i kanalizimit në koridorin e repartit të Klinikës Pediatrike, shkruan KFVA. Sipas njoftimit, uji nuk ka depertuar në dhomat ku trajtohen fëmijët. Postimi i plotë: Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet
Një gazetar tjetër ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi izraelit mbi spitalin Nasser në Gazën jugore të hënën, raporton BBC, transmeton KFVA. Ahmad Abu Aziz thuhet se vdiq nga plagët e marra në sulm, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë në sulmin e së hënës në pesë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban sot mbledhjen e radhës në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. KQZ në këtë mbledhje ka marrë disa vendime: – Miratimi i programit për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2025 – Ky program do të përfshijë mijëra persona të
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar një kërkesë të re në Apelin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke synuar rrëzimin e aktakuzës që e ngarkon për pengim të drejtësisë. Sipas mbrojtjes së tij, Gjykata ka tejkaluar kompetencat duke lejuar ngritjen e një çështjeje të re, të njohur si “Rasti 12”, paralelisht me