Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me prezencën e policisë në afërsi të urës së re mbi lumin Ibër, e cila po asfaltohej.

Ai ka thënë se prania e policisë aty ka qenë ngritje e vigjilencës, pasi ndërtimi i urës është një punë e madhe, duke shtuar se këto janë procedura normale policore.

“Deri më 1 shtator, kur është thënë se do të bëhet promovimi, hapja e urës, ne do të jemi aty dhe mandej e shohim se si vazhdohet tutje”, ka deklaruar Elshani, duke shtuar se këto masa nuk janë marrë për shkak të ndonjë paralajmërimi, por janë thjesht preventive.

“Janë vetëm masa parandaluese, nuk ka diçka tjetër. Por në veri të vendit jemi mësuar me këto gjëra që për dikë duken të jashtëzakonshme, për ne janë të zakonshme – të na gjuajnë ndonjë bombë apo eksploziv. Prandaj marrim masa parandaluese vetëm që të mos na zënë në befasi”, është shprehur ai.

Elshani ka theksuar se nuk ka ndonjë indikacion specifik për rrezik, mirëpo policia është mësuar të marrë gjithmonë masa parandaluese.

Related Posts

  •     Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat minimale do të sillen prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C./MeteoKosova

  •     Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë zvogëluar dukshëm pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Te Dheu i Bardhë, kolona është 250 metra në hyrje, kurse në dalje janë 400 metra të kësaj pike kufitare dhe qytetarët po presin deri në 15 minuta. Përmes pikës

  •     Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar sërish situatën në Gaza, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe nevojën për një zgjidhje të shpejtë të krizës. Gjatë një deklarate për gazetarët ndërsa priste takimin me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh

  •     Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimit të Menaxhmentit të RTK-së për përjashtimin nga ekrani të gjashtë gazetarëve të këtij mediumi publik. Gazetarët Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë bërë të ditur se të premten e kaluar janë njoftuar, pa