Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat.

Qyteti Foshan është më i godituri, ku pacientët mbahen në spital nën masa të rrepta kundër përhapjes. Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore Guangdong kanë raportuar infeksione.

Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit.

Edhe pse rastet janë të lehta, autoritetet kineze kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar, raporton Teegrafi, transmeton KFVA.

Megjithatë, rastet kanë çuar në panik, duke pasur parasysh se virusi nuk është i njohur gjerësisht në vend

Ndërkohë SHBA-të u kanë kërkuar udhëtarëve në Kinë të tregojnë “kujdes të shtuar” pas shpërthimit.

Por çfarë është ‘chikungunya’?

Shumica e njerëzve të pickuar nga një mushkonjë e infektuar do të zhvillojnë simptoma të ‘chikungunya’ brenda tri deri në shtatë ditësh.

Përveç etheve dhe dhimbjeve të kyçeve, simptoma të tjera përfshijnë skuqje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të kyçeve.

Në shumicën e rasteve, pacientët do të ndihen më mirë brenda një jave. Megjithatë, në raste të rënda, dhimbja e kyçeve mund të zgjasë për muaj ose edhe vite.

Ata që janë në rrezik për sëmundje më të rënda përfshijnë të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore themelore, të tilla si sëmundjet e zemrës ose diabeti.

Nuk ka kurë, por vdekjet nga ‘chikungunya’ janë të rralla.

Virusi u identifikua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952. Më pas u përhap në vende të tjera në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Juglindore.

Deri më sot, është raportuar në më shumë se 110 vende.

Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit është “zvogëlimi” i pellgjeve të ujit të ndenjur që lejojnë mushkonjat të shumohen, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Related Posts

  •     Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se vranësirat parashihet të sjellin reshje shiu. “Temperaturat minimale: 10-13°C. Temperaturat maksimale: 24-27C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet tutje në njoftim.

  •     Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sonte në Ferizaj. Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka bërë me dije se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona dhe se janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet se janë përdorur. Në vendngjarje janë

  • Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës – duke e cilësuar mbylljen e kufirit si “destruktive” dhe duke paralajmëruar pasoja. Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje

  •     Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se Franca do të dërgojë avionë luftarakë për të mbrojtur Poloninë. Macron përmes një postimi në X tha se ky vendim u mor pas një bisede me kryeministrin polak, derisa u shpreh se s’do t’i nënshtrohen kërcënimeve të Rusisë. “Siguria e kontinentit evropian është prioriteti