BE’ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

 

 

Bashkimi Evropian i ka ndarë Kosovës 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike, shkruan KFVA.

Në njoftimin e Zyrës së BE’së thuhet se disbursimi i këtyre mjeteve shtesë në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), është bërë më 19 gusht, duke e rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj tranzicionit të gjelbër dhe energjisë së pastër të Kosovës.

“Me mbështetjen e BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh deri më tani: Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë. Mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë. 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër. Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente”, thuhet në njoftim.

BE-ja ka thënë se qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…