by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B. për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Reporeri.net.
Sipas aktakuzës, më 21 prill 2025 në Pejë, i pandehuri duke shfrytëzuar mungesën e pronarit të shtëpisë, ka thyer dritaren e katit të dytë dhe ka hyrë brenda, prej nga ka marrë sasi ari në vlerë rreth 30 mijë euro, para të gatshme rreth 7 mijë euro, si dhe orë të markave të ndryshme në vlerë rreth 87 mijë euro.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit ka gjetur orët e vjedhura që i përkisnin të dëmtuarit dhe familjarëve të tij.
Komunikata:
Aktakuzë ndaj personit për vjedhjen të gjësendeve në vlerë mbi 100 mijë euro
Pejë, 25 gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, B.B, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm pasi pronari gjendej për pushime jashtë vendit, se bashku me familjen e tij, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, hynë brenda dhe merr sasi te arit në vlerë rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro, para te gatshme rreth 7.000 (shtatëmijë) euro, si dhe orë te markave të ndryshme në vlerë rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi ngjarjes pa e vërejtur askush, ashtu që gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës me datë 21 prill 2025, në shtëpinë e të pandehurit gjen orët e markave të ndryshme të cilat i përkisnin të dëmtuarit dhe familjarëve të tij.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, u frymëzua nga një letër që Melania Trump i kishte shkruar Putinit, duke mbrojtur, pa e përmendur drejtpërdrejt, kauzën e dhjetëra mijëra fëmijëve të rrëmbyer gjatë luftës në Ukrainë dhe të çuar në Rusi. Duke lavdëruar gjestin e Melanias, znj. Erdogan i bëri thirrje Zonjës së Parë
Ish kryeministri i Kosoëvs Avdullah Hoti ka thënë se për dy vitet e kaluara sa Kosova është nën masa të BE, ato i kushtuan vendit me 613 milionë euro, raporton KFVA Ai ka thënë se nga kjo shumë totale tashmë, 7.1 milionë janë të humbura, përderisa ka përmendur sektorët se ku këto mjete
Ilir Meta është ankaur në Apelin e GJKKO-së të datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg ish-Presidentin e Shqipërisë.Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye Meta vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313.
Familja e një djali që u paralizua që kur ishte vetëm dy vjeç, pas një sëmundjeje të ngjashme me gripin, ka nxitur shkencëtarët të zbulojnë se një mutacion gjenetik mund të jetë shkaku i kësaj sëmundjeje të rrallë. Ky zbulim i ri jep shpresë se një ditë mund të zhvillohet një trajtim efektiv