Aksident në rrugën Prizren–Dragash, ka të lënduar

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prizren-Dragash, përkatësisht në “Trokan”.

Aksidenti ka ndodhur mes 4 automjeteve, një kamioni dhe tri veturave.

Rastin e ka konfirmuar edhe Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.

I njëjti pohoi se ka edhe persona të lënduar.

“Sot, më 25.08.2025, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura. Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.”, ka thënë Bytyqi

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…