by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në fshatin Zhegovc të Gjilanit ka çuar në zbulimin e katër plantacioneve të kanabisit dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
Gazeta ka mësuar përmes burimeve të mirëinformuara se njëri prej të arrestuareve është Rinas Zeqiri (rreth 25-vjeçar), kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për Asamblenë Komunale në Novobërdë.
Sipas burimeve, tre të dyshuarit janë:
Ardit Sylejmani (rreth 34-vjeçar)
Rinor Ahmeti (rreth 27-vjeçar)
Rinas Zeqiri (rreth 25-vjeçar)
Me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas policisë, dyshohet se në këto plantacione janë kultivuar rreth 500 bimë kanabis sativa, disa prej të cilave kishin arritur deri në 2 metra lartësi dhe ishin në fazë të avancuar për përpunim.
Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë AK-47, një karikator me 19 fishekë kalibër 7.62×39 mm, pesë telefona dhe një veturë Golf V.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, bimët narkotike janë asgjësuar në vendngjarje, nën mbikëqyrjen e Forenzikës Rajonale dhe Njësisë së Zjarrfikësve, për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Presidenti Donald Trump deklaroi se guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë duhet t’i drejtohen atij për ndihmë nëse duan ndërhyrjen e qeverisë federale për të ndalur krimin në qytetet e tyre. “Ky do të jetë vendi më i sigurt në tokë. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Çikago. Por më pëlqen që të
Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia kishte refuzuar kërkesën për ta dërguar Policinë në veri. Veliu ka thënë se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar. “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka votën nga PDK-ja për kryeministër. Krasniqi është shprehur i prerë në këtë qëndrim. “Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, prej të cilave katër vazhdojnë të jenë aktive, shkruan KFVA. AME ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme