Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Evropian të mbajtur në Austri, ku diskutimet u fokusuan tek hapat e Kosovës drejt së ardhmes, zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë në vend, si dhe perspektivat e Bashkimit Evropian.

Osmani theksoi rëndësinë e integrimit të shpejtë të Kosovës në aleancat ndërkombëtare.

“Është e rëndësishme të ecim përpara shpejt në përparësitë strategjike, e që është anëtarësimi në NATO”, tha Osmani.

Ajo shtoi se vendi po fuqizon kapacitetet e mbrojtjes, duke përfshirë armatimin dhe trajnimin e ushtarëve.

“Ne po punojmë shumë në industrinë tonë të mbrojtjes dhe madje kemi edhe njerëz të aftë për këtë. Për vendet që ende kanë sfida sigurie, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të edukohet vazhdimisht se si liria nuk është kurrë e garantuar dhe nuk është e dhënë. Demokracia nuk është kurrë e garantuar dhe kurrë e dhënë. Këto janë vlera ndaj të cilave duhet të luftoni”, vijoi ajo.

Osmani foli gjithashtu për luftën e fundit në Kosovë dhe rolin e aleatëve në parandalimin e gjenocidit në vend.

Related Posts

  •     Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell e me ndonjë vranësirë kalimtare.  Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha atmosferike. “Stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, të cilat do të ndikojnë që moti të jetë më

  •     Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve që strehohen ndërsa presin vendimin përfundimtar. Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se po ndërmerren hapa praktikë për të eliminuar vonesat e papranueshme. Një organ i ri, i përbërë nga gjykatës

  •     Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, mbrëmjen e sotme, 24 gusht. Siç bën me dije Policia, dy vajza kanë mbetur të vdekura prej përplasjes së dy automjeteve, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. “Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke

  •     Një person i moshës përreth 31-vjeçare ka humbur jetën, ku dyshohet se i njëjti ka marrë lëndime nga një lis. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Gollakut. Viktima është identifikuar si Lirim Gashi, i moshës rreth 31-vjeçare. Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin