Nga kandidati në pranga: VV fshin gjurmët e lidhjes me të arrestuarin për kanabis!

 

 

Në Facebook-un e Abdyl Gashit, kandidat i VV-së për kryetar të Artanës, nuk figuron më postimi me Rinas Zeqirin, i arrestuar për kanabis, e të cilin e prezantonte si asamblist në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdyl Gashi ishte shfaqur i afërt nga ambientet e një restoranti me Rinas Zeqirin, të cilit i kishte kushtuar edhe një postim publik në Facebook, duke treguar se tashmë i arrestuari i ishte bashkuar listës së VV-së.

Por ky postim i publikuar me 13 gusht, nuk ndodhet më në profilin e Gashit.

Gjithsesi, Gashi në mënyrë ‘indirekte’ me një postim të publikuar sot konfirmoi arrestimin e Rinas Zeqirit, duke thënë se ai rezultoi ndryshe me pritshmeritë e tyre.

“E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona”, ka shkruar Gashi pas publikimit të informatës në media për arrestimin e asamblistit.

Gazeta Insajderi raportoi dje se në Zhegoc të rajonit të Gjilanit u arrestuan tre persona për kultivimin e përreth 500 bimëve të substancave narkotike të llojit kanabis.

Insajderi raportoi me burime se personat e arrestuar janë: Ardit Sylejmani rreth 34-vjeçar, Rinor Ahmeti rreth 27-vjeçar dhe Rinas Zeqiri rreth 25-vjeçar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…