Murati pasi dështoi të zgjidhet kryetar: Ju hoq peta laknorit, Kuvendi po bllokohet nga opozita

 

 

Hekuran Murati, i cili dështoi dy herë që të zgjedhet kryeparlamentar, ua hodhi fajin opozitës për “bllokim të kuvendit”.

Sipas tij “Ju hoq peta laknorit….U dëshmua se për më shumë se katër muaj kjo opozitë po e mban kuvendn të bllokuar, diçka që ka mujtë me u kry me datën 15 prill….Qëllimi ka qenë të bllokohet kuvendi, sepse nuk duan ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, u shpreh Murati para gazetarëve.

“E propozuam edhe dikë që ska qenë i qeverisë”, tha Murati për propozimin e Dimal Bashës.

“Është kohë e humbur…Kur shihet qartë se po bllokohet nga opozita”, tha ai.

Sipas tij, “ka deputetë që po tu jepej mundësia me votim të fshehtë” do të votonin kandidatin e VV-së.

Sipas tij “ka shumë më shumë, më shumë se dy deputetë”, referuar votimit pro të Bekë Berishës dhe Arben Gashit për Dimal Bashën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…