by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur ta pezullojë dënimin me burg për ish-asamblistin e Komunës së Prishtinës dhe ish-pjesëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili ishte dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas vendimit, Mujeci dhe një i pandehur tjetër, Mithat Ramadani, do të lirohen me kusht për një periudhë prove katërvjeçare, gjatë së cilës janë të detyruar të mos e shkelin ligjin dhe të qëndrojnë në kontakt me Shërbimin Sprovues.
Sipas burimeve gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që t’ia ndërpresë qëndrimin në burg ish-asamblistit të Komunës së Prishtinës, Besnik Mujecit.
Me vendimin, Apeli thuhet se dënimi prej 4 vjet e tetë muaj për Mujecin është zëvendësuar në dënim me kusht dhe të jetë në kontakt më Shërbimin Sprovues.
Në vendim theksohet se Mujeci dhe i pandehuri tjetër, Mithat Ramadani, mund të kthehen në burg nëse gjatë kësaj periudhe nuk bëjnë ndonjë vepër tjetër penale.
“Lënien në fuqi të vendimit Nr.3114, datë 26.12.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me këtë ndryshim: Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Mithat Ramadani, për një periudhë prej 4 (katër) vjet. – Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Besnik Mujeci, për një periudhë prej 4 (katër) vjet. – Urdhërohen të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës. – Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurve Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, nëse nuk mbahen për shkaqe të tjera të ligjshme”, thuhet në vendimin.
Ky vendim është marrë pasi mbrojtja e Mujecit, e përfaqësuar nga avokati Marsel Çaushaj, kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, duke e kërkuar ndryshimin e aktgjykimit të dhënë në dhjetor të vitit të kaluar.
Në ankesën e parashtruar, Çaushaj kishte theksuar se klienti i tij ka vuajtur një pjesë të dënimit dhe se kërkohet zbutja e masës, duke u aplikuar dispozitat për pezullim të ekzekutimit të burgimit.
Kundër këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit.
Mujeci ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më 26 dhjetor 2024, me katër vjet e tetë muaj burgim, pasi në gusht të vitit 2023 ishte kapur në një operacion policor. ku u sekuestruan mbi 11 mijë tableta ekstazi me logon e markës “Louis Vuitton”, me vlerë mbi 400 mijë euro.
Gjyqtarja për mediat në Apel, Edlira Petri, ka sqaruar se të dënuarit që nuk kanë shtetësi të Shqipërisë, ku bën pjesë edhe Mujeci, janë të obliguar që të jenë në kontakt me Shërbimin Sprovues në Kosovë, institucion ky në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë
Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell e me ndonjë vranësirë kalimtare. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha atmosferike. “Stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, të cilat do të ndikojnë që moti të jetë më
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Evropian të mbajtur në Austri, ku diskutimet u fokusuan tek hapat e Kosovës drejt së ardhmes, zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë në vend, si dhe perspektivat e Bashkimit Evropian. Osmani theksoi rëndësinë e integrimit të shpejtë të Kosovës në aleancat ndërkombëtare. “Është e rëndësishme të
Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve që strehohen ndërsa presin vendimin përfundimtar. Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se po ndërmerren hapa praktikë për të eliminuar vonesat e papranueshme. Një organ i ri, i përbërë nga gjykatës
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, mbrëmjen e sotme, 24 gusht. Siç bën me dije Policia, dy vajza kanë mbetur të vdekura prej përplasjes së dy automjeteve, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. “Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke