by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, i pyetur se nëse nuk bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit a pret që çështja të dërgohet sërish në Gjykatë Kushtetuese, tha se duhet të shkohet në zgjedhje, shkruan Gazeta KFVA.
Kraki thotë se VV ka vendosur ta bëjmë Kosovën shtet ‘normal’ me demokraci funksionale.
“Nëse nuk realizohet ajo që kërkohet prej gjykatës duhet të shkohet në zgjedhje. Gjykata ka rrezik që prapë të shkel Kushtetutën. Është rrezik në të dy anët”, tha Kraki.
Kraki ka folur pas seancës së dështuar të Kuvendit ku VV propozojë Muratin, Nagavcin e Bashën./gazetametro.net
Presidenti Donald Trump deklaroi se guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë duhet t’i drejtohen atij për ndihmë nëse duan ndërhyrjen e qeverisë federale për të ndalur krimin në qytetet e tyre. “Ky do të jetë vendi më i sigurt në tokë. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Çikago. Por më pëlqen që të
Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia kishte refuzuar kërkesën për ta dërguar Policinë në veri. Veliu ka thënë se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar. “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka votën nga PDK-ja për kryeministër. Krasniqi është shprehur i prerë në këtë qëndrim. “Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, prej të cilave katër vazhdojnë të jenë aktive, shkruan KFVA. AME ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme