Zbulohet rrjeti i drogës në Gjilan: Policia dhe AKI në aksion të madh!

 

 

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Prokurorinë, ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti ka bërë të ditur se në këtë operacion, që ende është në zhvillim, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetin kriminal. Dhe se janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e lëndëve narkotike. Poashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri.

AKI ka luajtur një rol kyç në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Gazeta ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…