Thijs Reuten: Formojeni qeverinë që t’ju ndihmojmë për anëtarësim në BE dhe KiE

 

 

Kosova po vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit të sivjetmë.

Kjo po shihet si e dëmshme nga deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i cili, në Klan Kosova, tha se Kosova është përgjegjëse për situatën e brendshme politike.

Sipas tij, “kur nuk keni ende një qeveri pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe sa më shumë që kjo të zgjasë, do t’u japë njerëzve poashtu arsye për të kërkuar formimin e qeverisë”.

“Sikurse e kam thënë disa herë më parë, mendoj se një vend së pari duhet ta shohë interesin e vet. Dhe Kosova është përgjegjëse për situatën e brendshme politike dhe po, patjetër, kur nuk keni ende një qeveri pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe sa më shumë që kjo të zgjasë, do t’u japë njerëzve poashtu arsye për të kërkuar formimin e Qeverisë”, u shpreh Reuten, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se ka besim të plotë se zyrtarët në Kosovë do ta gjejnë një zgjidhje, dhe se kjo “do të ndodh së shpejti sepse është e nevojshme”.

“U mbetet politikanëve të bëjnë çfarë kanë në dorë në bazë të mandatit, dhe është e rëndësishme që të keni sa më shpejt qeverinë për ta zgjidhur situatën sepse atëherë ne si Parlament Evropian mund të fillojmë ta mbështesim sërish Kosovën në aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe poashtu për heqjen e atyre sanksioneve qesharake që akoma janë në fuqi karshi Kosovës, e poashtu edhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Kështu që jam i përkushtuar të punoj sërish për Kosovën por duhet të ketë qeveri dhe mendoj se është koha për ta zgjidhur këtë situatë”, deklaroi Thijs Reuten

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…