by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Koreja e Jugut tha se ka hapur zjarr, në shenjë paralajmërimi, ndaj ushtarëve të Koresë së Veriut të cilët e kaluan kufirin gjatë kësaj jave, tha Seuli më 23 gusht, pasi Pheniani akuzoi se po rrezikohej përshkallëzimi i tensioneve.
Lideri i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka kërkuar raporte më të mira me Korenë e Veriut – shtet që ka armë bërthamore – dhe ka premtuar se do të ndërtohet “besim ushtarak”, por Pheniani ka thënë se nuk ka interes që të përmirësojë raportet me Seulin.
Ushtria e Seulit tha se disa ushtarë të Koresë së Veriut e kaluan kufirin të martën teksa po punonin në Zonën e Demilitarizuar e cila është mbushur me mina dhe ndan dy Koretë.
Ky inkursion nxiti “forcat tona të realizojnë të shtëna paralajmëruese”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Seulit përmes një deklarate, duke shtuar se “ushtarët koreanoveriorë më pas u kthyen në veri” të kufirit de fakto.
Mediat shtetërore të Phenianit thanë më herët të shtunën se incidenti ndodhi ndërsa ushtarët e Koresë së Veriut punonin për të siguruar kufirin që ndan gadishullin, duke cituar një deklaratë të Gjeneralit të Ushtarit Ko Jong Chol.
Duke e quajtur këtë incident si “të paramenduar dhe provokim të qëllimshëm”, Ko tha se ushtria e Seulit përdori një mitraloz dhe gjuajti 10 fishekë drejt trupave të Veriut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.
Konfrontimi i fundit në kufi mes rivalëve të kamotshëm ndodhi në fillim të prillit, kur ushtria e Koresë së Jugut kreu të shtëna paralajmëruese pas rreth dhjetë ushtarë të Veriut e kaluan kufirin.
Ushtria e Koresë së Veriut njoftoi në tetor të vitit të kaluar se po bënte në mbyllje totale të kufirit jugor, duke thënë se kishte dërguar një mesazh te forcat amerikane për të “parandaluar çdo keqkuptim dhe konflikt aksidental”.
Pak më vonë, ajo detonoi pjesë të rrugëve dhe shina hekurudhore të papërdorura, që lidhin Veriun me Jugun.
Ko paralajmëroi se ushtria e Koresë së Veriut do të hakmerrej kundër çdo ndërhyrjeje në përpjekjet e saj për të mbyllur përfundimisht kufirin.
“Nëse veprimi i kufizimit ose pengimit të projektit, i cili nuk ka karakter ushtarak, vazhdon, ushtria jonë do ta konsiderojë atë si provokim të qëllimshëm ushtarak dhe do të marrë masat e duhura të kundërpërgjigjes”, tha ai.
Cristiano Ronaldo humbi Superkupën e Arabisë Saudite me Al Nassrin ndaj Al Ahlit. Ronaldo shënoi nga pika e bardhë edhe gjatë kohës së rregullt edhe gjatë penaltive që vendosën fituesin, përcjell KFVA. Në një moment kamera fokusoi pesë herë Topin e Artë i cili po “falej”. Nuk dihet nëse ai është lutur në
Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Prokurorinë, ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti ka bërë të ditur se në këtë operacion, që ende është në zhvillim, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetin
Në moshën 64-vjeçare, gazetari i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë në Sarandë. Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak, përcjell KFVA. Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i
Me vendosmëri dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, Lirije Krasniqi ka shpallur kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të Klinës, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 14. Në fjalën e saj drejtuar qytetarëve, Krasniqi theksoi se vendimi për t’u përfshirë në garën zgjedhore buron nga dëshira e sinqertë