Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria: Të tërhiqen urgjent nga tregu

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka urdhëruar tërheqjen urgjente nga tregu të 5 llojeve mocarelash, për shkak të dyshimeve mbi praninë e metaleve në produkt.

Në njoftimin zyrtar thuhet se konsumatorët nuk duhet të përdorin produktin, por të kthejnë paketat në pikën e shitjes ku janë blerë.

Produktet e dyshuara janë të markave Conad, Carrefour, Penny Market dhe Latbri, të prodhuara nga kompania Granarolo, në qendrat e saj në Usmate Velate, provinca e Monza-s dhe Brianza-s, shkruan A2 CNN.

Paketimet e tërhequra janë:

·         Mozzarella Conad: paketim 125 g dhe paketim 3×125 g, lot N5205D, afati i skadencës 15 gusht 2025.

·         Mozzarella Valbontà (Penny Market), paketim 4×125 g, lot N5205E, afati i skadencës 17 gusht 2025.

·         Mozzarella Carrefour Classic Maxi Pack, paketim 3×125 g, lot N5205E, afati i skadencës 18 gusht 2025.

·         Mozzarella Latbri, paketim 125 g, lot N5205D, afati i skadencës 22 gusht 2025.

Autoritetet italiane u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë blerë këto produkte të mos i konsumojnë në asnjë rast, por t’i dorëzojnë menjëherë te dyqani ku janë blerë.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…