Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në veri të vendit

 

 

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit në Zveçan.

Si pasojë, sipas KRU “Mitrovica”, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan.

“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan.  Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet”.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…