Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Me vendosmëri dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, Lirije Krasniqi ka shpallur kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të Klinës, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 14.

Në fjalën e saj drejtuar qytetarëve, Krasniqi theksoi se vendimi për t’u përfshirë në garën zgjedhore buron nga dëshira e sinqertë për të qenë zëri i qytetarëve, sidomos i grave, duke luftuar padrejtësitë dhe duke sjellë frymën e punës dhe përkushtimit në qeverisjen lokale.

“Do të jem zëri i secilit qytetar të Klinës, do të punoj me ndershmëri dhe transparencë, duke u përpjekur që vendimmarrja në komunën tonë të jetë e drejtë dhe në shërbim të atyre që kanë më së shumti nevojë. Ndryshimi fillon me pjesëmarrje aktive dhe me guxim për t’i thënë gjërat troç,” është shprehur ajo.

Krasniqi, e cila në këtë garë mbështet edhe kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës, Arben Limanaj, premton një angazhim të palëkundur për demokraci, barazi dhe sundimin e ligjit.

Duke i dhënë përparësi nevojave reale të qytetarëve, ajo theksoi se përmes bashkëpunimit dhe integritetit mund të ndërtohet një qeverisje më e ndershme dhe më afër qytetarit

“Gratë e Klinës meritojnë të kenë një zë të fuqishëm në vendimmarrje, dhe unë jam e gatshme ta marr këtë përgjegjësi,” shtoi Krasniqi.

Me këtë kandidaturë, Lirije Krasniqi shënon hapin e parë drejt një beteje që synon ndryshim të prekshëm në komunën e Klinës, duke u bërë zëri i barazisë, i drejtësisë dhe i punës së ndershme.

Related Posts