by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka folur për pasojat që do të ketë për bizneset vendimi për liberalizimit të tregut të energjisë.
Ai ka vlerësuar se kjo do të ndikojë në zhvendosjen e disa bizneseve në vendet e rajonit.
Në një intervistë për Kosovapress, Zeka ka deklaruar se bizneset në Kosovë po përballen me vështirësi.
“Nga ajo që po shohim nga të dhënat e Doganës, nga raportet edhe e rregullta të cilat publikohen nga ana e Doganës edhe ASK, po e shohim se ka një përkeqësim për sa i përket deficitit tregtar. Pas vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, reduktimit ose rritjes së kostos së operimit për bizneset prodhuese, largimit të një pjese të tyre, ashtu siç është paralajmëruar, zhvendosjes së aktivitetit të prodhimit të tyre në shtetet e rajonit, pres që deficiti tregtar të thellohet edhe më tej. Baza jonë industriale të reduktohet edhe më tej, aktiviteti i prodhimit vendor, të reduktohet më tej edhe rrjedhimisht në tregun tonë që të ketë rritje të qarkullimit ose rritje të importit nga vendet e tjera”, ka thënë ai.
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR’it Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav. Të dy ata, siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike. Në njoftim shtohet
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me disa reagime lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, shkaku i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka lidhur këtë situatë me vendimin e ShBA’së për përjashtimin e FSK’së nga “Defender 23”, teksa
Një zhvillim i rëndësishëm për skenën politike dhe profesionale kosovare vjen nga Washingtoni. Kandidati i AAK-së për Kuvend Komunal në Prishtinë ka marrë ftesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndarë përvojën e tij në kuadër të ngjarjes së specializuar lidhur me Financial Public Policies (FPP). Edhe pse për arsye objektive, për
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë jo fort i lumtur, kur është pyetur për vendimin e Amerikës rreth dialogut strategjik. Ai pas përfundimit të fushatës, ka heshtur, dhe është larguar. Nuk e ka thënë asnjë fjalë, përcjell KFVA. Në anën tjetër, mbrojtja e afërt e kanë shtyrë gazetarin Xhemajl Rexha. Momenti: