Kërset dajaku në Lipjan: 10 burra të dy familjeve rrahen mes vete, Policia i arreston

10 burra nga dy familje janë arrestuar në Lipjan pasi janë përleshur mes vete për motive ende të panjohura, tha Policia e Kosovës.

Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe se ka pasë edhe një armë automatike që s’u përdor. Policia tha se ka konfiskuar armën që kishte dy karikatorë dhe 46-fishekë.

Për pasojë, lëndime kanë marrë dy veta, njëri prej të cilëve është dërguar në QKUK.

Që të gjithëve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.

Raporti i policisë:

PJESËMARRJE NË RRAHJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Lipjan  22.08.2025 – 14:44. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur. Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…