Kadrijaj për VV’në: Nesër kanë me na befasu me ndonjë kandidat

 

 

Nesër pritet të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati nuk arritën të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni, përcjell KFVA.

Murati i cili u kandidua dje arriti të marrë veç 57 vota, 52 ishin kundër dhe gjashtë abstenuan, vota këto të pamjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.

Në lidhje me seancën e nesërme dhe a pritet ndonjë zhvillim i ri ka folur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kadrijaj tha shkurt se ‘nesër presin të befasohen me kandidaturën e radhës që do të propozohet nga LVV-ja’.

“Si zakonisht kanë me na befasu me ndonjë kandidat” tha shkurt Kadrijaj për “Gazeta Blic”.

Më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese mori vendim që brenda 30-ditësh të zgjedhet kryeparlamentari i ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Kujtojmë se kriza institucionale në vend po vazhdon tash e disa muaj dhe ende nuk dihet se kur mund të ketë një epilog përfundimtar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…