Dorëhiqet ministri holandez pasi parlamenti nuk votoi sanksionet që ai propozoi ndaj Izraelit

 

 

Ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Veldkamp, ​​dha dorëheqjen pasi nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në parlament për të vendosur sanksione të reja ndaj Izraelit për luftën në Gaza.

Veldkamp kishte informuar parlamentin e vendit se kishte ndërmend të sillte masa të reja kundër Izraelit, por nuk arriti të siguronte mbështetjen e partnerëve të tij të koalicionit.

61-vjeçari, ish-ambasadori në Izrael u tha gazetarëve se mendonte se nuk ishte në gjendje ta zbatonte i vetëm qëndrimin dhe të ndjeke një rrugë që e konsideron të nevojshme.

Pas dorëheqjes së Veldkamp, ​​anëtarët e mbetur të kabinetit të partisë së tij të qendrës së djathtë, Kontrata e Re Sociale, gjithashtu dhanë dorëheqjen, duke e lënë qeverinë holandeze në rrëmujë.

Në qershor të këtij viti, qeveria e mëparshme u rrëzua pasi partia e ekstremit të djathtë u tërhoq nga koalicioni katërpartiak i vendit për shkak të një grindjeje në lidhje me imigracionin.

Tre partitë e mbetura qëndruan në një qeveri të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve në tetor.

Qeveria holandeze po përballet me një presion në rritje, për të ndryshuar politikat e saj ndaj Izraelit.

Muajin e kaluar, mijëra njerëz demonstruan në stacionet e trenave në të gjithë vendin, duke mbajtur tenxhere dhe tiganë për të sinjalizuar mungesën e ushqimit në Gaza./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…