by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri.
Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit për të zgjedhur kryeparlamentarin të mërkurën, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për t’u zgjedhur.
Të mërkurën në emër të LVV-së, Glauk Konjufca propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Në votimin e hapur, 57 deputetë votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenuan. Më pas, Konjufca propozoi edhe kandidaten e dytë – Donika Gërvallën. Edhe në këtë rast, rezultati ishte i njëjtë: 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime.
Ngërçi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka vonuar procesin e konstituimit të plotë të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thelluar kështu krizën institucionale në vend.
Hekuran Murati ka dështuar të zgjidhet Kryeparlamentar. Emri i tij u propozua pavarësisht se partitë tjera kanë bërë të qartë se nuk votojnë emra që kanë qenë pjesë e Qeverisë, shkruan KFVA. Ai ka marrë 57 vota për, kundër 52 dhe kanë abstenuar 6 deputetë. Meqë nuk mori votat e nevojshme, Kryesuesi Avni
Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar kandidatin për Kryetar Kuvendi, duke propozuar Hekuran Muratin , shkruan KFVA. Propozimin e tij e dha Donika Gërvalla, e cila u propozua seancën e kaluar. Emri i ri pritet të hidhet në votim për pak.
Ajo që dyshohej prej fillimit u konfirmua sot nga vetë sekretari i Kuvendit. Në pamjet që dolën pas votimit të dështuar për kandidaten Donika Gërvalla-Schwarz, shihej se së paku një deputete e VV-së nuk e votoi kandidaten e kësaj partie. Sipas raportimit live në T7, sekretari i Kuvendit konfirmoi se pati lëshim teknik
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të përpiqen që të mbajnë një konsultë me shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesin e seancës konstituive për të gjetur një kandidat unifikues. Haradinaj deklaroi se përmes deputetes Tima Kadrijaj do të mundohen që të mbajnë një konsultë