Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

 

 

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty se ku do të hidhej shorti për Kupën e Botës.

Trump njoftoi se shorti për grupet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington.Por Trump zgjodhi të jepte edhe mesazhe diplomatike, pasi në të njëjtën kohë njoftoi se Presidenti rus Vladimir Putin mund të vijë në Kupën e Botës si i ftuar.

“Unë besoj se ai do të vijë, varësisht nga ajo që ndodh. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo, varësisht nga ajo që ndodh”, tha Trump.

Pak para kësaj deklarate, Presidenti amerikan nxori nga një sirtar në Zyrën Ovale një foto të tij dhe të Putinit në Alaska.

“Ma dërgoi dikush që me të vërtetë dëshiron të shkojë në Kupën e Botës. Më pëlqen fotografia. Ai ishte respektues ndaj meje dhe vendit tonë, por jo ndaj të tjerëve”, shtoi ai.

Gazetarët e pyetën atë në lidhje me sulmin rus ndaj një kompanie amerikane në Ukrainë, të cilit Trump iu përgjigj duke thënë se “nuk ishte i kënaqur”.

Nuk jam i lumtur për asgjë që ka të bëjë me këtë luftë. Mendoj se do ta zbulojmë në dy javët e ardhshme se ku do të shkojë”, nënvizoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…