Sot do të bëhet varrimi i të ndjerit Sadik Muslija, i cili humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi në magjistralen Prishtinë–Pejë, në afërsi të fshatit Dollc të Klinës.
Në këtë ngjarje tragjike ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë dhe për shkak të përplasjes së fortë, 20-vjeçari Sadik Muslija humbi jetën.
Sipas njoftimit të familjes në Facebook, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 22 gusht (e premte), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Dujakë.