Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

 

 

Sekretari i Parlamentit të Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit gjerman për ndihmë ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së.

Në një konferencë të përbashkët me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ai ka çmuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, duke përfshirë sektorin privat, atë të arsimit si dhe të energjisë elektrike.

“Që nga viti 1999 Gjermania ka kontribuar në përgjithësi me shumë prej 900 milionë euro për programe të ndryshme të përbashkëta të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e këtij vendi. Qeveria gjermane planifikon që edhe në të ardhmen të jap kontributin e saj duke ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saj për t’u përfaruar me BE-në dhe për të përforcuar këtë rrugë drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ai.

Ai tutje theksoi se është impresionuar nga vizita në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, duke çmuar faktin që janë të pozicionuara 26 ndërmarrje me më shumë se 400 punonjës.

“Një shembull tjetër i bashkëpunimit tonë zhvillimor është arsimi profesional dual, të cilin e kemi nisur edhe në Kosovë. Në kuadër të këtij programi ka nxënës të cilët kanë diplomuar në 12 drejtime të ndryshme dhe janë kualifikuar për një profesion të caktuar. Nga perspektiva ime private, unë kam 5 fëmijë, 4 nga ta kanë shkuar në universitet dhe njëri ka kryer arsimin dual. Ky i fundit është i vetmi që ka një shtëpi, vozit një veturë shumë të mirë dhe ka parë shumë nga bota”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…